Музеј на Македонија Logo

Ngjyrat e lirisë

Ngjyrat e lirisë

Identiteti nuk është i paracaktuar, por fitohet ditë pas dite.
Pothuajse, njësoj si liria.
Goran Stefanovski

Çdo jubile sjell me vete përgjegjësinë për të shikuar prapa, por edhe guximin për të ecur përpara. Tri dekada e gjysmë nga shpallja e pavarësisë së Maqedonisë përfaqësojnë një mundësi që, përmes prizmës së trashëgimisë kulturore, të shikohet rruga e pjekurisë kombëtare, aspirata për liri dhe rezistenca krijuese që përgjatë shekujve ka formësuar identitetin maqedonas.

Ekspozita "Ngjyrat e lirisë" na bashkon rreth veprave që mbajnë me vete një mesazh të fuqishëm historik, shoqëror dhe estetik.

Veprat e ekspozuara transmetojnë energjinë e gjeneratave të rilindësve, ilindenasve, partizanëve, artistëve dhe veprimtarëve që me dorëshkrimin e tyre autentik kanë lënë një gjurmë të pashlyeshme në ndërtimin e identitetit kulturor bashkëkohor maqedonas.

Çdo vepër e ekspozuar përfaqëson një fragment nga mozaiku i historisë sonë bashkëkohore, duke gërshetuar traditën, kthesat historike dhe mendimet pamore bashkëkohore.

Kjo ekspozitë përfaqëson një dialog të hapur mes të kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes përmes gjuhës pamore të artit. Veprat e prezantuara në këtë katalog nuk janë thjesht vëzhguese pasive të proceseve historike; ato janë një pasqyrim aktiv i tyre, roje të trazirave identitare dhe dëshmitare të lirisë së shprehjes.