Музеј на Македонија Logo

Laboratori Qendror i Konservimit

Laboratori Qendror i Konservimit

Laboratori Qendror i Konservimit

LABORATORI QENDROR I KONSERVIMIT - (LQK)

Laboratori Qendror i Konservimit (LQK) pranë IE Muzeu i RM të Veriut, Shkup, kryen mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të luajtshme nga koleksionet e veta, si dhe në përputhje me veprimtarinë e tij amë, u ofron shërbime edhe muzeve të tjerë në Maqedoni.

Në kuadër të punës së tij në veprimtarinë muzeale, LQK vepron në disa segmente dhe aktivitete me programe dhe projekte, përmes gjashtë drejtimeve kryesore të veprimit: kërkimet konservuese, mbrojtja e drejtpërdrejtë, mbrojtja parandaluese, si dhe kryen punë të tjera në fushën e edukimit, dokumentimit dhe prezantimit të trashëgimisë kulturore. LQK është i një rëndësie të jashtëzakonshme për veprimtarinë muzeale; një ekip profesional specialistësh nga fusha të ndryshme, konservues, studiues dhe teknikë, punojnë në mbrojtjen parësore-parandaluese dhe të drejtpërdrejtë të koleksioneve muzeale në sallat e ekspozitës dhe në depot muzeale për departamentet e Etnologjisë, Historisë dhe Historisë së Artit.

Përmes hartimit të elaborateve të konservimit, LQK studion, hulumton dhe përpunon të dhënat me metoda shkencore gjatë konservimit, kryen ekspertiza profesionale dhe vlerësimin e dëmeve të objekteve që i nënshtrohen konservimit, si dhe realizon punë konservuese-restauruese dhe punë të tjera për mbrojtjen e drejtpërdrejtë, përgatit dokumentacion, rregullon prezantime dhe boton publikime, me çka popullarizon trashëgiminë kulturore brenda dhe jashtë vendit. Kujdesi për trashëgiminë kulturore dhe ruajtja e vlerave të saj historike, artistike dhe kulturore, paraqet një domen kompleks të veprimit të disa individëve drejt interesit të përbashkët – mbrojtjes së trashëgimisë kulturore.

Si laborator kompetent për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të luajtshme në territorin e RM të Veriut, në kuadër të veprimtarisë së tij amë, ai: kryen kontrollin profesional të projekteve të konservimit në këtë fushë të hartuara nga institucionet kombëtare të mbrojtjes dhe nga muzetë lokalë, mban evidencë të projekteve, cakton dhe kryen mbikëqyrje konservuese mbi realizimin e punimeve, koordinon punët gjatë realizimit të projekteve për mbrojtje, kryen kontrollin profesional të punëve të realizuara për mbrojtjen e drejtpërdrejtë, ofron ndihmë profesionale, mendime dhe propozime profesionale, si dhe kujdeset për avancimin e veprimtarisë dhe për përsosjen e kuadrit profesional.

Konservimi pranë muzeut është një domen kompleks dhe i ndërlikuar veprimi, një fushë në të cilën punojnë ekspertë të specializuar në fusha të veçanta: konservimi i materialeve tekstile, ikonave, drurit, mobilieve, kockave, lëkurës, materialeve metalike, qeramikës, qelqit, porcelanit, plastikës guri, pikturës murale etj.

Veprimtaria zhvillohet në një punë ekipore ndërdiciplinore, ku është i domosdoshëm bashkëpunimi me personat kompetentë profesionalë dhe shkencëtarë nga institucione të tjera, si dhe nga fusha e artit, historisë, etikës dhe estetikës. Qasja bashkëkohore e veprimit nënkupton edhe kuptimin e proceseve, shkaqeve dhe faktorëve të degradimit të materialeve, ndikimin e faktorëve klimatikë të ndryshueshëm, kushtet në mjedisin e ruajtjes, si dhe zbatimin e metodologjive të reja më efektive me materiale dhe metoda të përshtatshme mbrojtjeje, të bazuara në parimin e vendosjes së një zhvillimi afatgjatë dhe të qëndrueshëm.

Veprimtaria e konservimit nënkupton gjithashtu njohjen e disa parimeve dhe teorive në përputhje me rregulloret, konventat dhe rekomandimet ndërkombëtare në fushën e konservimit të trashëgimisë kulturore. Konceptet bazë në sqarimin dhe zbatimin e trajtimeve të konservimit dhe terminologjisë janë në përputhje me Rezolutën për Terminologjinë dhe Konservimin e Trashëgimisë Kulturore Materiale dhe Komitetin Ndërkombëtar të Konservimit pranë Këshillit Ndërkombëtar të Muzeve (ICOM-CC).

Përmes kërkimeve konservuese dhe realizimit të projekteve në nivel kombëtar dhe rajonal, LQK kontribuon në avancimin e kësaj veprimtarie si fushë profesionale dhe si disiplinë akademike. Ai është i orientuar drejt aftësimit, përsosjes dhe ngritjes profesionale të kuadrit ekzistues. Gjithashtu, rrit kapacitetet për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në RMV përmes edukimit të kuadrove të reja me punë praktike të vazhdueshme dhe aftësimit profesional të fillestarëve, studentëve dhe vullnetarëve të fushës. LQK zhvillohet dhe e mban të avancuar punën duke prezantuar parime të reja në dokumentacionin e konservimit.

Ai vepron në vendosjen e sistemeve të qëndrueshme dhe afatgjata për kontrollin e rregullt të kushteve mjedisore në formë parandalimi dhe vlerësimi të rreziqeve, gjë që paraqet bazën për një kujdes të gjithanshëm dhe vendosjen e një sistemi më efikas për mbrojtjen e koleksioneve. Merr pjesë në ngritjen e vetëdijes së individëve dhe grupeve të ndryshme të përdoruesve, si institucionet, menaxhuesit dhe trajtuesit e të mirave kulturore, për rëndësinë dhe rolin e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, duke plotësuar kështu veprimtarinë e institucioneve të tjera. Gjithashtu marrë pjesë në formësimin e strategjisë kombëtare dhe mbrojtjes sistemore të trashëgimisë kulturore.

Organizimi i brendshëm i LQK-së:

mbrojtja e materialeve tekstile,

mbrojtja e materialeve metalike,

mbrojtja e qeramikës, qelqit dhe porcelanit,

mbrojtja e drurit dhe plastikës prej druri,

mbrojtja e ikonave dhe pikturës murale,

mbrojtja e plastikës guri,

mbrojtja e materialeve organike (lëkurë, letër, kockë...)

dokumentacioni foto dhe teknik pranë LQK-së,

laboratori kimik,

punëtoria e marangozit,

Personeli:

Dr. Liljana Kovaçovska – Udhëheqëse e LQK-së, Këshilltare konservuese për dru dhe plastikë druri, (lkovachovska@yahoo.com),

Branko Veliçkovski – Këshilltar konservues për qeramikë, (branko.velickovski@yahoo.com),

Maja Mikulçiq Popova – Konservuese e lartë për materiale metalike, (majamik@yahoo.com),

Ana Dimçevska Semenpeeva – Konservuese për materiale metalike (e lartë), (adipolzav@yahoo.com),

Goran Ivanovski – Konservues për plastikë guri (i lartë), (ivanovski6oran@yahoo.com),

Ivanço Velkov – Teknik konservimi për plastikë guri.