Sot, Muzeu i Maqedonisë priti si mysafirë nxënësit e klasës V-5 nga SHFK "Ljuben Lape". Gjatë vizitës, nxënësit panë ekspozitën etnologjike të muzeut me udhërrëfyesit tanë, duke u njohur me traditën dhe trashëgiminë kulturore.
Pastaj, në Qendrën Edukative, ata morën pjesë në një punëtori krijuese ku patën mundësinë të modelojnë vetë enë prej balte, duke zbuluar bukurinë e zanatit të poçarisë përmes punës praktike.