Музеј на Македонија Logo

Dy kultura, një bukurí

Dy kultura, një bukurí

Dy kultura, një bukurí!

Me nxënësit e SHFK "Lazo Angelovski" mbajtëm punëtorinë "Dy kultura, një bukurí", kushtuar veshjeve popullore maqedonase dhe meksikane. Së bashku eksploruam veçoritë e tyre, duke zbuluar dallimet, por edhe ngjashmëritë që lidhin këto dy kultura.

Në punëtorinë e bojaxhiut u njohëm me mënyrat e ngjyrosjes së materialeve dikur dhe sot, duke zbuluar një pjesë të njohurive dhe aftësive që janë bartur ndër breza.

Këtë shoqërim të mrekullueshëm e përmbyllëm me një freskim me limonadë në Çarshinë e Vjetër të Shkupit.

Kultura të ndryshme, një bukurí e përbashkët!