Музеј на Македонија Logo

Qendra Edukative

Qendra Edukative

Bashkëpunim ndërmjet Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit dhe Qendrës Edukative pranë Muzeut të Maqedonisë.

Përdoruesit e shërbimit social "Qendra Ditore për Personat e Moshuar dhe Plakjen Aktive" morën pjesë në një punëtori kreative për modelimin e argjilës, e realizuar në bashkëpunim me Qendrën Edukative pranë Muzeut të Maqedonisë.

Përmes këtij aktiviteti, ata u shprehën në mënyrë kreative, nxitën motorikën e imët dhe u rikujtuan për zanatet tradicionale dhe trashëgiminë kulturore. Aktivitete të këtilla kontribuojnë në socializim dhe plakje aktive, ndërsa bashkëpunimi i suksesshëm me Qendrën Edukative do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme me përmbajtje të reja të përbashkëta edukative dhe kreative.