Музеј на Македонија Logo

Elsi Ivançiç Dunin

Elsi Ivançiç Dunin

Në këtë ditë, më 19 korrik 1935, në Çikago, Ilinois, SHBA, lindi Elsi Ivançiç Dunin, nga prindër me prejardhje kroato-hungareze.

Elsi Ivançiç Dunin është etnologe e kërcimit, etnokoreologe, profesore dhe autore e punimeve mbi me vallet popullore. Ajo i ka kushtuar 50 vjet punë kërkimore-shkencore (1967–2017) vallëzimeve dhe valleve tradicionale në Maqedoni.

Mes veprave të saj kushtuar valleve në Maqedoni, shquhet studimi i veçantë mbi vallet rome në Maqedoni, me theks të veçantë në festën e Shën Gjergjit (në gjuhën rome Ederlezi), me ç’rast la një dokumentim të pasur etnografik nga periudha 1970–2017, si dhuratë për Muzeun e Maqedonisë.