Музеј на Македонија Logo

ARGJILA QË RUAN KUJTIME

ARGJILA QË RUAN KUJTIME

ARGJILA QË RUAN KUJTIME

Mëngjesin e sotëm në Qendrën Edukative pranë Muzeut të Maqedonisë ia kushtuam shoqërimit kreativ dhe krijimtarisë përmes një punëtorie të përbashkët.

Në kuadër të bashkëpunimit tonë, në një atmosferë të ngrohtë dhe të relaksuar, u shoqëruam sërish me miqtë tanë nga Qendra Ditore për Pleqërim Aktiv të të Moshuarve pranë Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit.

Argjila, si një material që përgjatë shekujve ka ruajtur gjurmët e jetës njerëzore, sot u shndërrua në një hapësirë për krijimin e tregimeve, formave dhe kujtimeve të reja personale. Kjo takitje na tregoi edhe një herë se muzeu nuk është vetëm një vend ku ruhet trashëgimia kulturore—ai është gjithashtu një hapësirë për takime, biseda, mësim dhe krijim, i hapur për të gjitha gjeneratat.

Çdo të martë nga ora 09:30 vazhdojmë me punëtoritë kreative për pensionistë.

Numri i vendeve është i kufizuar në 15 pjesëmarrës.

Mund të regjistroheni përmes rrjeteve tona sociale ose në numrin e telefonit 071 837 046.