Në kuadër të programit të manifestimit "Ditët e Ilindenit" në Manastir, para pjesëmarrësve të shumtë të festivalit, etnologëve, folkloristëve dhe ekspertëve të fushës, në Qendrën për Kulturë në Manastir u mbajt promovimi i ribotimit të Etno Albumit me ilustrime nga Olga Benson dhe Marija Malahova.
Albumi është botim i Muzeut të Maqedonisë, për të cilin para publikut të pranishëm dhe mysafirëve fjalën e morën drejtori i Muzeut, Aleksandar Ristevski, profesori i Universitetit "Goce Dellçev" në Shtip, dr. Vladimir Janevski, si dhe autori i projektit, Bllagoja Tasevski, nga Muzeu i Maqedonisë.