Музеј на Македонија Logo

Ekspozitë e Muzeut të Shkencave të Natyrës

Ekspozitë e Muzeut të Shkencave të Natyrës

Në bashkëpunim me Muzeun e Shkencave të Natyrës, në kuadër të shënimit të 100-vjetorit të ekzistencës së tij, mini-ekspozita e cila ndryshoi disa lokacione, tani ndodhet në hapësirën e Muzeut të Maqedonisë, përkatësisht në Muzeun Etno në Fshatin Maqedonas në Nerezi të Epërm.

Marrëdhëniet e mira institucionale ndërmjet drejtorit të Muzeut të Maqedonisë, Aleksandar Ristevski, dhe drejtorit të Muzeut të Shkencave të Natyrës, Ivica Zarkadov, paralajmërojnë edhe shumë bashkëpunime të tjera në periudhën që vijon. Këto aktivitete kanë për qëllim kryesor të tërheqin një publik sa më të madh dhe t'i bëjnë muzetë më afërt dhe më të qasshëm për njerëzit.

Muzeu Etno është i hapur nga e marta deri të dielën, prej orës 10:00 deri në 18:00. Ditët e hëna janë ditë jopune. Hyrja është falas.

Në vetë muzeun etno kemi edhe një dyqan të vogël e të mrekullueshëm ku mund të blini sovranire të ndryshme. Na vizitoni!