PUNËTORI KREATIVE PËR PENSIONISTË – KRIJONI ME DUART TUAJA!
Ju ftojmë në një punëtori kreative për modelimin e argjilës në Qendrën Edukative pranë Muzeut të Maqedonisë, e dedikuar posaçërisht për pensionistët që duan të mbeten aktivë, kreativë dhe në shoqëri të mirë! Kur punojmë dhe formësojmë me duart tona, aktivizohen mendja, shqisat dhe energjia krijuese. Prekja e argjilës na lidh me kreativitetin tonë, i shndërron idetë në formë dhe na mundëson të krijojmë diçka unike – me duart tona.
Termini: Çdo të martë nga ora 09:30. Mund të regjistroheni përmes rrjeteve tona sociale ose na telefononi në numrin 071 837 046. Numri i vendeve është i kufizuar në 15 pjesëmarrës. Ju presim për një shoqërim ndryshe, kreativ dhe frymëzues!