E marta, një ditë që frymëzon!
Në Qendrën Edukatëse të Muzeut të Maqedonisë, argjila merr formë, kolazhet tregojnë histori, ndërsa disponimi i mirë është kryefjala e ditës. Përmes kuriozitetit dhe kreativitetit, pjesëmarrësit tanë shprehin dëshirën e tyre të përjetshme për të krijuar. Mes të qeshurave, bisedave dhe ideve të reja, kaluam edhe një mëngjes të mrekullueshëm të mbushur me art dhe energji pozitive.
Bëhuni edhe ju pjesë e këtij grupi kreativ, ju presim të martën e ardhshme në orën 10:00!
Për rezervime: 071 837 046 (gjatë javës deri në orën 15:00, ose me mesazh)
Shënim: Numri i pjesëmarrësve për termin është i kufizuar (15 persona)