Музеј на Македонија Logo

Mimoza Nestorova - Tomiq

Mimoza Nestorova - Tomiq

Dy vjet nga vdekja e një prej autorëve dhe urbanistëve më të njohur në Maqedoni.
Mimoza Nestorova - Tomiq (Strugë, 21 qershor 1929 - Shkup, 24 maj 2024).

Si arkitekte, planifikuese dhe urbaniste, krahas Kenzo Tanges, ajo pati një rol të rëndësishëm në hartimin e masterplanit kryesor për rindërtimin e Shkupit pas tërmetit të vitit 1963.

Në periudhën midis viteve 1986 dhe 1989, Mimoza Tomiq ishte kryearkitekte e qytetit të Shkupit.

Si pjesë e ekipit të Entit të Qytetit për Urbanizëm dhe Arkitekturë, ajo punoi në Planin Rregullues Detal për Çarshinë e Vjetër të Shkupit, në rindërtimin e Suli Hanit, në rivitalizimin e Çarshisë së Vjetër dhe Çifte Amamit; është autore e projektit për shtëpinë e mallrave „Beko“, e Muzeut të Maqedonisë (bashkë me Kirill Muratovskin) dhe e rindërtimit të enterierit të Sallës Universale. Është fituese e çmimit „13 Nëntori“ për projektin e Muzeut të Maqedonisë (1973) dhe e çmimit për vepër jetësore „Andreja Damjanov“ nga Asociacioni i Arkitektëve të Maqedonisë. Mimoza Nestorova Tomiq, së bashku me Kirill Muratovskin, janë autorët e objektit të Muzeut të Maqedonisë, i cili u lëshua në përdorim në vitin 1976, para saktësisht 50 vjetëve