JEPUNI JETË KUJTIMEVE TUAJA PËRMES BALTËS!
Ju ftojmë në një punëtori krijuese me baltë, e dedikuar për pensionistët, ku secili mund të shprehë lirisht krijimtarinë e tij, të modelojë objekte sipas dëshirës, t'u japë formë ideve të veta dhe të krijojë vepra unike të frymëzuara nga kujtimet, ndjenjat dhe dëshirat personale.
Pse balta?
Puna me baltë nuk është vetëm një aktivitet krijues, por edhe një ushtrim i mrekullueshëm për trupin dhe mendjen. Formësimi dhe modelimi i baltës nxisin motorikën e imët, koordinimin e duarve dhe gishtërinjve, si dhe shqisën e prekjes. Njëkohësisht, procesi krijues aktivizon trurin, nxit përqendrimin, imagjinatën dhe kujtesën, dhe kontribuon në një ndjenjë qetësie, kënaqësie dhe përmbushjeje emocionale.
Ju presim çdo të martë nga ora 10:00 në Qendrën Edukative të Muzeut të Maqedonisë!
Numri i vendeve është i kufizuar në 15 pjesëmarrës.
Rezervimet: 071 837 046
Nuk nevojitet përvojë paraprake – mjafton dëshira për të krijuar, e cila zgjon sërish gëzimin!