Në këtë ditë (26 korrik 1963), në orën 5:17, Shkupi u godit nga një tërmet katastrofik me madhësi prej 6.1 ballë të shkallës Rihter.
Humbën jetën 1.070 njerëz, më shumë se 3.000 qytetarë u lënduan, ndërsa rreth 200.000 banorë mbetën pa strehë mbi kokë.
Që në ditët e para, ndihma nisi të mbrrijë nga e gjithë bota. Për shkak të kësaj solidariteti gjigant, Shkupi mori epitetin me të drejtë si "Qyteti i Solidaritetit". Menjëherë pas tërmetit filloi një aksion masiv për pastrimin e gërmadhave dhe strehimin e qytetarëve të dëmtuar në kampe me çadra. Arkitekti i njohur japonez Kenzo Tange u angazhua për të hartuar planin e ri urbanistik për rindërtimin e qytetit. Falë ndihmës ndërkombëtare, Shkupi u transformua me shpejtësi në një qytet modern me një arkitekturë specifike brutaliste. Pikërisht kjo ngjarje afrui fuqitë e mëdha botërore në kohën e Luftës së Ftohtë, të cilat ndihmuan së bashku në rindërtim. Kjo katastrofë la një gjurmë të thellë në memorien kolektive, ndaj çdo 26 korrik shënohet me respekt të madh ndaj viktimave.
Stacioni i Vjetër Hekurudhor sot është simbol i asaj dite fatkeqe, ndërsa në pjesën e tij të ruajtur ndodhet Muzeu i Qytetit të Shkupit. Ora e tij mbeti përherë e ndalur në orën e saktë 5:17.