Музеј на Македонија Logo

NUSERIA NË MAQEDONI

NUSERIA NË MAQEDONI

Faza e nuserisë fillon që nga periudha e përgatitjes së nuses, larja dhe krehja rituale, si dhe veshja rituale e rrobave të nuses. Krehja rituale – përkatësisht çthurja dhe rienjtja e flokëve, tani posaçërisht për nuse – bëhej nga shoqet e saj ose nga gra të apta për këtë zakon.

Veshja rituale e rrobave të nuses realizohej të dielën në mëngjes, para se të vinin krushqit për ta marrë nusen. Atëherë për herë të parë vishej edhe këmisha e kurorëzimit. Veshja rituale e nuses simbolikisht shënonte tranzicionin dhe iniciacionin nga vajzë në nuse, përkatësisht kalimin në një cikël të ri jetësor. Nuseria nënkuptonte gjithashtu ndarjen nga prindërit e shtëpia dhe bashkimin me familjen e re. Kohëzgjatja e nuserisë si status nuk ishte e përcaktuar rreptësisht; më së shpeshti zgjaste nga një deri në tre vjet, përkatësisht deri në lindjen e fëmijës të parë.
Fundi i nuserisë shënohej me largimin e plotë të këmishës së kurorëzimit, e cila më pas ruhej për botën tjetër, me qëllim që edhe atje të njiheshin dhe të gjendeshin me dhëndrin.