Музеј на Македонија Logo

"Nga gruri te buka" – përmbyllëm me sukses udhëtimin tonë edukativ

"Nga gruri te buka" – përmbyllëm me sukses udhëtimin tonë edukativ

Sot, në Qendrën Edukative të Muzeut të Maqedonisë, u mbajt prezantimi përfundimtar i projektit "Nga gruri te buka", i realizuar me fëmijët e grupit "Lino" nga kopshti "Majski Cvet".

Në takimin përfundimtar u ekspozuan të gjitha punimet e krijuara gjatë projektit, përmes të cilave fëmijët me gëzim dhe kureshtje treguan për atë që mësuan në muze. Nga njohja me grurin dhe kultivimin e tij, përmes fitimit të miellit, e deri te brumosja dhe pjekja e bukës, fëmijët prezantuan të gjithë rrugën e grurit deri te buka. Përmes këtij udhëtimi edukativ, fëmijët fituan njohuri të reja rreth mënyrës tradicionale të përgatitjes së bukës, kurse përmes aktiviteteve praktike patën mundësinë të mësojnë, hulumtojnë dhe të krijojnë.

Faleminderit fëmijëve të grupit "Lino", edukatorëve të tyre dhe kopshtit "Majski Cvet" për shoqërimin e mrekullueshëm, kureshtjen dhe çastet e përbashkëta të mbushura me të nxënë dhe krijimtari!