Nga gruri te buka – nga të mësuarit te përvoja praktike!
Sot, në kuadër të projektit "Nga gruri te buka", fëmijët nga grupi "Lino" në kopshtin "Majski Cvet" patën mundësinë të përfshihen në përgatitjen e njërit prej produkteve më të rëndësishme në ushqimin tradicional – bukës. Së bashku me edukatorët, me shumë kureshtje dhe gëzim, përveshëm mëngët dhe brumosëm tre lloje të ndryshme buke: somun, vekna (bukë e zgjatur) dhe pogaçe festive. Përmes pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë në procesin e brumosjes, fëmijët zbatuan njohuritë e deritanishme dhe patën mundësinë të njihen me mënyrat tradicionale të përgatitjes së bukës.
Të mësuarit vazhdon përmes shoqërimit, hulumtimit dhe krijimit.