Музеј на Македонија Logo

Projekti "Nga gruri te buka"

Projekti "Nga gruri te buka"

Nga gruri te buka – vazhdojmë me njohuri të reja dhe aktivitete krijuese!

Sot, në kuadër të projektit "Nga gruri te buka", fëmijët nga grupi "Lino" në kopshtin "Majski Cvet" ndoqën historinë e bukës dhe u njohën me mënyrën tradicionale të përgatitjes së saj. Ata mësuan se si brumiset buka, cilat enë dhe mjete përdoren gjatë brumosjes dhe pjekjes, si dhe rolin e tyre në këtë proces tradicional. Në vazhdim, fëmijët prezantuan vizatimet e tyre, përmes të cilave treguan se çfarë u pëlqeu më shumë dhe çfarë la mbresën më të fortë nga vizita e tyre në Muzeun e Maqedonisë.

Përmes tregimeve, bisedës dhe shprehjes krijuese, vazhdojmë të zbulojmë rrugën nga gruri te buka!