Në këtë ditë: Më 19 korrik 1967 u bë shpallja e autoqefalisë së Kishës Ortodokse Maqedonase.
Ngjarjet nisën më 17 korrik 1967 me thirrjen e Kuvendit të Treti Kishëtar-Popullor, në të cilin Kisha Ortodokse Maqedonase u shpall autoqefale, ndërsa akti solemn dhe shpallja para popullit u bë më 19 korrik 1967 në kishën "Shën Mëria Perivlepta" (atëherë e njohur si Shën Klimenti) në Ohër.
Në Kuvendin e Treti Kishëtar-Popullor, Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Maqedonase (KOM) mori vendim për shpalljen e autoqefalisë së KOM-it si pasardhëse e Kryepeshkopatës së Rilindur të Ohrit.
Vendimin e shpalli kryepeshkopi i ri i Ohrit dhe Maqedonisë, z. Dositej, emri civil i të cilit i ishte Dimitrija Stojkovski.
Pas tij, si kryepeshkopë të KOM-it u zgjodhën z. Angelarij (Cvetko Krstevski), më pas z. Gavril (Gjorgji Miloshevski), z. Mihail (Metodi Gogov) dhe z. Stefan (Stojan Veljanovski).