Музеј на Македонија Logo

Punëtoria "Dy kultura, një bukurí!"

Punëtoria "Dy kultura, një bukurí!"

Sot në Muzeun e Maqedonisë u mbajt punëtoria "Dy kultura, një bukurí!" me nxënësit e SHFK "Vëllezërit Milladinov".

U mësua për veshjet popullore maqedonase dhe meksikane, u vërejtën dallimet, por edhe ngjashmëritë mes tyre.

Më pas, përmes një shëtitjeje në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, vumë re materialet e ndryshme që përdoren sot për prodhimin e rrobave, krahasuar me ato të së kaluarës.

Në punëtorinë e bojaxhiut pamë edhe mënyrën e ngjyrosjes së materialeve nga e kaluara dhe sot. Në fund, ky shoqërim i mrekullueshëm përfundoi me një freskim të vogël me limonadë.

Nxënësit u shoqëruan dhe u udhëhoqën nëpër muze nga kuratorja etnologe Nade Kostadinovska-Spasenovska.