Музеј на Македонија Logo

VIZITË PUNE E MINISTRIT TË KULTURËS DHE TURIZMIT

VIZITË PUNE E MINISTRIT TË KULTURËS DHE TURIZMIT

VIZITË PUNE E MINISTRIT TË KULTURËS DHE TURIZMIT, SEDAT SULEJMANI, NË MUZEUN E MAQEDONISË

Më 9 shtator 2026, Ministri i Kulturës dhe Turizmit, z. Sedat Sulejmani, zhvilloi një vizitë pune në Muzeun e Maqedonisë, ku realizoi një takimi pune me drejtorin e Muzeut, Aleksandar Ristevski.

Në kuadër të vizitës, drejtori Ristevski prezantoi gjendjen dhe sfidat aktuale në Muzeun e Maqedonisë, kompleksitetin e tij si një institucion amë ndërdissiplinor, si dhe sfidat që lidhen me kuadrin profesional dhe infrastrukturën.

U theksua nevoja për fuqizimin e kuadrit profesional dhe avancimin e mëtejshëm të kapaciteteve njerëzore të Muzeut. Muzeu ka nevojë për sanim të plotë të objektit, depove dhe hapësirave ekspozuese, si dhe për caktimin e një dinamike të punimeve, me qëllim që ky muze amë më i madh t'i rikthejë shkëlqimin e vet dhe t'i prezantojë të gjitha pasuritë e tij para publikut.

Gjithashtu u diskutua edhe për programin me të cilin Muzeu aplikoi për programin vjetor për vitin 2027, i cili do t'i mundësonte institucionit të jetë i përfaqësuar denjësisht.