Gjatë vizitës së tij të fundit në Bitola, drejtori i Muzeut të Maqedonisë, Aleksandar Ristevski, zhvilloi një takim dypalësh me drejtoreshën e Entit dhe Muzeut të Bitolës, Margareta Spasov.
Në takim u bisedua për bashkëpunimin e mundshëm në të ardhmen, si dhe për njohjen e ndërsjellë me aktivitetet aktuale dhe kapacitetet e të dyja institucioneve.