Музеј на Македонија Logo

"Aktorë të heshtur, tregime të zëshme"

"Aktorë të heshtur, tregime të zëshme"

Ju ftojmë në prezantimin retrospektiv të trashëgimisë kukullore maqedonase "Aktorë të heshtur, tregime të zëshme".

Muzeu i Republikës së Maqedonisë së Veriut

Hapja: 05.11.2026 (e enjte) me fillim nga ora 19:00.

Autore e prezantimit: Ljubica Velkova

Kuratore: Jasminka Namičeva

Bashkëpunëtor strukto-shkencor: Kiril Vasilev

Dizajni i plakatës: Brankica Jordanovska

Ky prezantim ka një rëndësi të jashtëzakonshme pasi përmes tij shënohen tetë dekada të teatrit të kukullave në Maqedoni. Ky jubile i madh na kthen te burimet e një krijimtarie që filloi me shkëndijën pioniere të Svetlana Malahovës në vitin e largët 1946, për t'u shndërruar ndër dekada në një shprehje artistike të dallueshme.

Ky prezantim është një homazh për dizajnerët që ndër dekada formësuan botën vizuale të skenës kukullore, por edhe një apel i hapur për kujdes të duhur muzeologjik, mbrojtje sistemore dhe mbështetje institucionale për pasurinë tonë kukullore.

*Çdo akt teatral fillon me pritje në errësirën e sallës, ku vëmendja e publikut fokusohet natyrshëm te prania fizike e aktorit dhe shprehja e fjalës së folur. Megjithatë, arti i teatrit të kukullave fsheh një fenomen tjetër, më të hollësishëm. Para se kukulla të fillojë jetën e saj skenike, para se t'i huazohet zëri, ajo tashmë posedon karakterin e saj estetik dhe emocional. Ky identitet i brendshëm formësohet që në vetë strukturën e materialit të papërpunuar, përmes imagjinatës së dizajnerit, artistit në hije, vizioni dhe mjeshtëria e të cilit i ngulit shpirt asaj që deri atëherë ishte vetëm formë e heshtur dhe e zbrazët.

Prezantimi "Aktorë të heshtur, tregime të zëshme" ju fton në një udhëtim të rrallë retrospektiv nëpër dekadat e kukullarismit maqedonas. Nga fillimet historike në vitin 1946 me vizionin e Svetlana Malahovës, e deri te dizajnet moderne të Teatrit për Fëmijë dhe Të Rinj, kjo ekspozitë feston krijimtarinë kukullore jo si lojë kalimtare, por si një disiplinë artistike komplekse dhe të barabartë.

Të lira nga dinamika skenike dhe të ekspozuara në hapësirën e galerisë, këto kukulla nuk e humbasin funksionin e tyre dramatik; palëvizshmëria e lor është vetëm një pauzë dramatike, kurse heshtja e tyre është fjalimi më i zëshëm i formave.

Kjo vendosje tejkalon funksionin e saj primar retrospektiv, duke u shndërruar në një apel të sinqertë për standarde të duhura muzeologjike, arkivim dhe mbështetje serioze institucionale me qëllim të ruajtjes së përhershme të krijimtarisë sonë kukullore.

Autore: Ljubica Velkova

*Prezantimi do të jetë i hapur deri më 29.11.2026
 

Linku deri te ngjarja