Sot, Muzeun e Maqedonisë e vizituan nxënësit nga Maarif International Schools N. Macedonia – Tetovë, të cilët patën mundësinë të shohin prezantimin kushtuar tetë dekadave të artit të kukullave në Maqedoni.
Përmes takimit të drejtpërdrejtë me kukullat teatrale, punimin e tyre artistik dhe mundësitë për animacion, nxënësit zbuluan një pjesë të trashëgimisë së pasur skenike dhe u njohën me rëndësinë e artit të kukullave në kulturën maqedonase.
Vizita të tilla janë një mundësi për të mësuar, hulumtuar dhe lidhur të rinjtë me trashëgiminë kulturore.
Prezantimi është i hapur deri më 29 nëntor.
Ju presim!
Vizitoni prezantimin "Aktorë të heshtur, tregime të zëshme" në produksion të "Hije dhe re"
Autor i prezantimit: Ljubica Velkova
Kuratoret: Jasminka Namiçeva
Bashkëpunëtor profesional: Kiril Vasilev
Prezantimi "Aktorë të heshtur, tregime të zëshme" ju fton në një udhëtim të rrallë retrospektiv nëpër dekadat e kukullarizmit maqedonas. Nga fillimet historike në vitin 1946 me vizionin e Svetlana Malahovës, e deri te dizajnet bashkëkohore të Teatrit për Fëmijë dhe të Rinj, kjo ekspozitë e kremton krijimtarinë e kukullave jo si një lojë kalimtare, por si një disiplinë artistike komplekse dhe të barabartë.
Ky prezantim është një homazh për dizajnerët që me dekada i dhanë formë botës vizuale të skenës së kukullave, por edhe një apel i hapur për kujdes të duhur muzeologjik, mbrojtje sistemore dhe mbështetje institucionale për pasurinë tonë të kukullave.