Mëngjesi i sotëm në Qendrën tonë Edukatëse në Muzeun e Maqedonisë kaloi në shenjë të kreativitetit të mrekullueshëm të pensionistëve tanë!
Hapësira u mbush me disponim të mirë, duke e shndërruar punëtorinë në një mozaik të vërtetë të energjisë kreative. Së bashku modeluam argjilën, punuam me kolazh dhe kujtuam se sa ndjenjë e veçantë dhe çlodhëse është të krijosh diçka të bukur me duart e tua. Ishte e mrekullueshme të shihje se si secili krijonte historinë e tij unike, por edhe më e bukur të dëgjoje përvojat e ndara, përshtypjet dhe historitë nga e kaluara.
Ju ftojmë të bëheni pjesë e shoqërimit të radhës! Nëse dëshironi të jeni pjesë e kësaj historie të bukur, ne tashmë po i planifikojmë takimet tona të ardhshme kreative.
Mund të regjistroheni përmes rrjeteve tona sociale ose duke na telefonuar në numrin 071 837 046.
Numri i pjesëmarresve është i kufizuar në 15 persona.
Ju mirëpresim!