Музеј на Македонија Logo

Njoftimi me poçarinë në Qendrën Edukative të Muzeut të Maqedonisë

Njoftimi me poçarinë në Qendrën Edukative të Muzeut të Maqedonisë

Sot në Qendrën Edukative të Muzeut u mbajt një punëtori edukative për poçari, si pjesë e bashkëpunimit tonë shumëvjeçar me SHFK "Kiril dhe Metodij".

Me ne ishin nxënësit e klasës IV-2, të cilët patën mundësinë të njihen nga afër me eksponatet muzeore, të mësojnë më shumë për rëndësinë e tyre dhe ta ndiejnë traditën si diçka të afërt, të gjallë dhe të kapshme për ta.

Në duart e edukatorëve tanë të përkushtuar, muzeu shndërrohet në një hapësirë ku e kaluara njihet, përjetohet dhe mësohet përmes krijimtarisë dhe shoqërimit.